Zyra Vendore Arsimore në Shkodër zhvilloi analizën e vitit 2022. Në këtë analizë drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadia bëri të ditur se rezultatet e shkollave jo publike janë më të larta sesa rezultatet e shkollave publike në lëndë të ndryshme dhe provimet e maturës shtetërore…

BRISELA KADIA – DREJTORE ZVA SHKODËR

Një tjetër shifër shqetësuese është se afro 32% e maturantëve të shkollave të Shkodrës në vitin e kaluar nuk e kanë ndjekur arsimin e lartë…

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni vuri theksin tek problemet e infrastrukturës në disa shkolla të Shkodrës si dhe kërkoi që shkollat publike të rrisin rezultatet e tyre krahasuar me shkollat private…

Drejtori rajonal i arsimit Hasan Muça u shpreh se një problem mbetet edhe tolerimi që bëjnë mësuesit dhe shkollat në provimet e maturës shtetërore, gjë e cila sipas tij i dëmton maturantët dhe nuk duhet lejuar…

Gjatë analizës njëvjeçare të Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër u vendosën edhe disa objektiva që lidhen me përmirësimin e rezultateve në të ardhmen dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkollave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu