Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj.

Ky i fundit aktualisht është shef në Drejtorinë e Standarteve te Policia e Përgjithshme.

Hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, celular i sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal. Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu