Bashkimi Europian shpreh hapur shqetësimin për draftin aktual për aministinë fiskale.
Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se qeveria duhet të rishikojë legjislacionin.
“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion” ishte reagimi i delegacionit të BE-së pas takimit të sotëm tek vila 30.
Pavarësisht se takimi u thirr nga vetë ai, axhenda ndryshoi në momentin e fundit dhe Edi Rama nuk mori pjesë duke dërguar Delina Ibrahimaj dhe Taulant Ballën. Delegacioni nuk komentoi mungesën e Ramës.