Ballina Aktualitet Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, David Kostelancik merr miratimin e...

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, David Kostelancik merr miratimin e Senatit si pasues i Yuri Kim

David Kostelancik do të jetë ambasadori i ri i fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Diplomati i propozuar nga presidenti, Joe Biden, si pasues i ambasadores Yuri Kim mori miratimin e Senatit Amerikan. Në seancën dëgjimore në Senat në fund të marsit, Kostelancik theksoi se luftën ndaj korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se eksperienca prej 3 dekadash në diplomaci dhe dëshira për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri, e bëjnë të duhurin për të qenë përfaqësues i Uashingtonit në Tiranë.

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në Ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Njohja e gjuhës shqipe pritet t’i lehtësojë edhe më tepër detyrat si Ambasador në vendin tonë.

Zëvendësi i Yur Kim po ashtu është njohës i gjuhës ruse dhe asaj turke.

David J. Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.

Ai ka nisur të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.

Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën e SHBA-së në Moskë dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest, në Hungari.

Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikan si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore – Qendrore.

Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

David Kostelancik ka qenë Drejtor i Zyrës së Europës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks