Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka reaguar këtë të enjte lidhur me përplasjet në PD për kreun e grupit parlamentar të PD
Ajo shprehet se SHBA-të besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.
Të pyetur mbi deklaratat e Gazmend Bardhit dhe qëndrimin e SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se:
Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.
Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi.
Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.
Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.






