Ballina Aktualitet Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit...

Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të hyrje-daljeve në Schengen. Çfarë ndryshon

Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë ka ndarë një mesazh të rëndësishë, për  qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!

Sipas mesazhit të postuar në faacebook, ambasada e BE-së njofton se nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës).

Sipas njoftimit, nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks