33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve, të zhvilluar në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi, ndërsa thekson se ky trajnim i thelluar është zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, duke ndihmuar në rritjen e profesionalizmit dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit. “Përmes këtij trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Postimi i plotë:
Urime 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar që përfunduan me sukses kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve, një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Përmes këtij trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu