Ballina Aktualitet Altin Dumani, zgjidhet kreu i ri i SPAK. Reagon ambasada e SHBA

Altin Dumani, zgjidhet kreu i ri i SPAK. Reagon ambasada e SHBA

Prokurori Altin Dumani u zgjodh sot kreu i ri i SPAK. Në votimin  e hapur në Këshillin e  Lartë të Prokurorisë ai mundi të marrë pesë vota të anëtarëve, nga katër që mori Kondili dhe një Xholi, kandidatë gjithashtu në këtë garë.

Dumani me një mandat trevjeçar, e merr detyrën zyrtarisht në krye të Prokurorisë së Posaçme  me 19 dhjetor 2022 dhe do të zëvendësojë në këtë post Arben Krajën, të cilit i ka mbaruar zyrtarisht mandati.

Votimi i anëtarëve të KLP-së

-Adnan Xholi 1 votë

-Altin Dumani 5 vota

-Ervin Kondil 4 vota

Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK.

‘’ Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata. Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi. Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar.

Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore.

Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si Kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë.’’ shkruan Ambasda e SHBA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks