Edhe pse gjatë verës mes grupimeve nuk u gjet një dakordësi për të dalë në një forcë të vetme, Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kreut të grupit parlamentar kërkoi bashkëpunim.

Madje duke e cilësuar përplasjen si energji të harxhuar.

Enkelejd Alibeaj:“Unë nuk dua që të ngelem pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës ia ka bërë të lehtë Edi Ramës të bëjë përshesh. Sot ne duhet të kalojmë në akte konkrete. Si reforma legjislative, kontrolli parlamentar e të menduarit për qytetarët. Aksioni politik na bën bashkë. Ajo çfarë na bën bashkë janë këto gjëra. Deputetët kanë vizionin dhe optikën e tyre dhe kam përshtypjen se për këtë çështje nuk ka asnjë dallim.”

Duke folur për opozitë të vërtetë Alibeaj deklaroi dhe katër çështjet ku do të nisë aksioni madje duke dërguar edhe Bordin e Transparencës në Gjykatën kushtetuese.

Edhe pse nuk dha një vendim të qartë nëse do ta votojë apo jo nismën e socialistëve për rihapjen e dosjeve të sigurimit, Alibeaj kërkoi votimin e paketës së propozuar prej tij për dekomunistizimin.

Edhe këtë rradhe mbledhja e deputetëve të PD të renditur në krah të Alibeajt nuk u zhvillua në kryesinë e PD por në selinë e kryesisë së kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu