Një lajm i bujshëm vjen nga përtej Adriatikut, pasi “Sky Sport” ka bërë të ditur se Alen Sherri është shumë pranë zbarkimit në kampionatin italain të futbollit, për më tepër në Serinë A.

Marrëveshja raportohet se është shumë pranë finalizimit, me transferimin e portierit që duket i mbyllur dhe me shifra të rëndësishme që do të shkojnë në arkat e Egnatias.

“Sky Sport” bën të qartë se Sherri do t’i bashkohet në ditët në vijim klubit të Kaljarit, i cili luan në elitën e futbollit italian dhe kërkon të ndërtojë një skuadër ku të ketë edhe alternativa të rëndësishme në stol.

Portieri shqiptar pritet ta nisë sezonin atje si zëvendësues i titullarit Skufet, por me mundësinë për të luftuar për vendin e titullarit.

Të njëjta burime bëjnë të ditura se në arkat e Egnatias do të shkojnë rreth 500 mijë euro për të realizuar transferimin e portierit i cili ka luajtur më parë edhe me Vllazninë dhe Laçin në kampionatin shqiptar.

Për të kjo është eksperienca e dytë në futbollin italian, pas asaj me Savonën në vitin 2018.

Sherri ka qenë pjesë edhe e grumbullimeve të Kombëtares shqiptare, teksa debutoi me të në periudhën kur ajo drejtohej nga Edi Reja, Transferimi i  26-vjeçarit në Serinë A do t’i japë atij mundësinë të afirmohet në skenat e rëndësishme e pse, jo, të kërkojë të jetë rregullisht pjesë e grupit kuqezi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu