Identifikohet autori i telefonatës në policinë e Tiranës që alarmoi dje për vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.
Në orën 11:00 të 8 nëntorit, strukturat e Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Drejtorinë e Antiterrorit, u njoftuan për vendosje të lëndës eksplozive në godinën e Gjykatës së Apelit pa u specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli, informon sot policia.
Pas verifikimeve u konstatua se në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.
47 vjeçari dyshohet se është me problem të shëndetit mendor dhe ndaj tij janë referuar materialet për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
“ Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore” informoi sot policia e Tiranës.






