Një virus ngjitës me origjinë virale ka prekur disa prej fermave të njësisë administrative të Postrivës në Shkodër, duke shkaktuar ngordhjen e bagëtive të imta. Fermeri Milani thotë se ky virus është prezent në zonë dhe nëse nuk merren masa, rrezikohet që bagëtitë të dalin në shitje dhe të shkaktojnë pasoja më të rënda tek popullata.

Pronari i kësaj ferme Zamir Milani thotë se atij i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe tek delet në atë zonë, por sipas tij fermerët e tjerë nuk flasin për shkak se mund të shkaktohet një lloj frike tek besimtarët musliman që therin bagëtitë pasi jemi në prag të Kurban Bajramit. Fermeri shprehet se ka investuar 600 mijë lekë për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë ilaçe për bagëtitë por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.

Sipas Shërbimit Veterinar në Shkodër, ka dyshime për tre sëmundje, por përgjigjet zyrtare do të dalin pas analizave të kryera. Momentalisht ferma në fjalë është futur në karantinë.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, origjina e të cilit ende nuk dihet, e po ashtu as pasojat reale të tij. Frika më e madhe qëndron në faktin se këto ditë me ardhjen e festës së Kurban Bajramit, të imtat mund të nxirren në shitje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu