Ballina Aktualitet Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për të ndërtuar resort,...

Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për të ndërtuar resort, banorët e Rrjollit protestojnë para Kuvendit!

Banorët e Rrjollit të Velipojës po protestojnë ditën e sotme para Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin se po u grabitet prona, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.

Prej kohësh në Rrjoll është një situatë aspak e zakontë, ku banorët vendas janë ngritur kundër resortit që po ndërtohet nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj në zonë, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të tij.

Protesta e banorëve të Rrjollit ditën e sotme po mbështetet edhe nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, i cili e ngriti këtë çështje edhe në Parlament javën e kaluar, ku pas përplasjeve me deputetët socialistë u përjashtua.

Në Rrjoll, protestuesit janë përplasur edhe me forcat e Policisë së Shtetit dhe të policisë private ‘Breçani Security’, të cilët forcërisht kishin tentuar shpërndarjen e protestave dhe mbështetjen e biznesmenit Ulaj.

Ndërkohë mësohet se protestës së banorëve të Rrjollit sot para Kuvendit i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë nga mbarë Shqipëria (si përshembull banorë që preken nga shpronësimet për projektin TID në Durrës) të cilët pretendojnë se po u rrëmbehet prona nga shteti dhe oligarkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks