Ballina Kronike Akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike me llamba në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari...

Akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike me llamba në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”.

Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks