Ka përfunduar gjyqi për Ruben Saraivën, shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në restorantin “Koral” në Shëngjin. Prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave. Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu