Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin.
Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.
Trupi i nënës dhe tre fëmijëve është gjendur pas disa ditë kërkimesh nga polumbarët.
Seanca ka zgjatur një orë. Avokati mbrojtës ka paraqitur një shkresë zyrtare ku sipas tyre vërtetohet se Alma Arrazi kishte probleme të shëndetit mendor.