Ballina Kronike Akuzohet për ngacmim ndaj të miturve, 40 ditë paraburgim për mësuesin nga...

Akuzohet për ngacmim ndaj të miturve, 40 ditë paraburgim për mësuesin nga Tepelena

Gjykata e Faktit ne Gjirokaster ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj te miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik ne shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” ne qytetin e Tepelenës.

Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij. Pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuaje fill pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij te dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks