Banorët e bashkisë Vau Dejës dolën sërish në protestë pasi 2 javë nga përmbytja që përfshiu këtë zonë, asnjë masë nuk është marrë bashkia e kësaj zone. Dëmet që janë shkaktuar thonë banorët janë të shumta, ku në biznese dhe shtëpi banimi përllogariten në miliona lekë. Ata akuzojnë bashkinë dhe kryetarin Mark Babani për mos ndërhyrje duke shtuar se ky i fundit madje ka patur sjellje arrogante ndaj tyre raporton neëspoëer.al. Apeli i banorëve është që të ndërhyhet pa nisur reshjet intensive, duke ndërtuar një argjinaturë mbrojtëse për përroin, heqjen e portave bllokuese dhe pastrimin nga mbetjet që kanë pushtuar kanalin. Nëse bashkia nuk ju jep zgjidhje për dëmet, banorët do ti drejtohen drejtësisë raporton neëspoëer.al. Bashkia Vau Dejës sipas banorëve në 4 vitet e drejtimit të Mark Babanit nuk ka bërë asgjë për fenomenin e permbytjeve në këto lagje.