Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.
Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama ndau pamje nga lirimi i hapësirave urbane në Tiranë, teksa ka postuar një video nga prishja e një lokali që kishte zaptuar hapësirën publike.
‘Ja dhe një mur i madh ‘kinez’ që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas ‘murit’ madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal’, shkruan Rama.