Ballina Aktualitet Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, kryeministri Rama: S’ka pushim

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, kryeministri Rama: S’ka pushim

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale nga prishja e ndërtimeve pa leje tek Rruga e Kavajës.

‘S’ka pushim’, shkruan Rama.

Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare. Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.

Ndërkohë që për vendosjen e karrigeve, Kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks