Kryetari i zgjedhur i Bashkise Shkoder Benet Beci ka bere publik rezultatin e punes ne aksionin e ndermarre per pastrimin e Velipojes. Nga nderhyrja ne plazh jane pastruar mbi 3 mije m2 siperfaqe dhe jane derguar ne landfild 95m2 inerte dhe mbetje raporton newspower.al
Statusi i Becit:
Po ndaj me ju foto e shifra të rezultateve nga aksioni i pastrimit në zonën e Vilunit në Velipojë. Gjatë fundjavës, janë pastruar rreth 3200 m² sipërfaqe dhe janë transportuar për në landfill-in e Bushatit 95 m³ inerte dhe mbetje. Puna vijon në pika të tjera në zonën e plazhit.Dua të falenderoj të gjithë institucionet dhe punonjësit e përfshirë në këtë aksion e të ftoj të gjithë bizneset e qytetarët ta mbështesin e të kontribuojnë në mbarëvajtje e tij dhe ruajtjen e mjedisit.