Krimi Kibernetik i Policisë së Shtetit ka zbarkuar mbrëmjen e së mërkurës në disa zona të Shqipërisë në një aksion kundër lojërave të fatit. Operacioni është zhvilluar me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale dhe salla bixhozi, ku dyshohej se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti bëjnë me dije burime për newspower.al. Janë disa persona të shoqëruar, ndërsa rezultatet pritet të bëhen publike këtë të enjte.






