I gjithë terrirori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë në një aksion pastrimi. Pas ndërhyrjes në Velipojë dhe Theth, kryetari i Bashkisë Benet Beci së bashku me Përgjegjësen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Ina Xhakoni ishin në Velipojë, ku inspektuan nga afër pikat më problematike në plazh dhe njëherësh shfaqën angazhimin, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të pastrimit në të gjitha zonat turistike. Kryetari i Bashkisë i ka këtkuar administratorit të firmës kontraktuese që në pikat më problematike të ndërhyhet 2 herë në ditë në pastrimin e koshave të mbeturinave, ndërsa në afërsi të njësive tregtare pastrimi të kryhet tre herë në ditë.Paralajmërimi i kryebashkiakut ka qënë i qartë në të kundërt firmat do të përballen me masa ndëshkimore siç e parashikon ligji.Në të njëjtën kohë Bashkia i ka bërë apel të gjitha bizneseve që të depozitojnë mbetjet në vendet e përcaktuara. Me këto aksione pritet që shumë shpejt situata ti kthehet normalitetit.