Ballina Aktualitet Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit...

Aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit, policia pengohet të mbërrijë në zonë

Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit.

Ky veprim vjen në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

Pa praninë e forcave të rendit, inspektorët e IKMT ndodhen në pritje, pasi nuk mund të vijojnë me veprimet pa mbështetje policore.

Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks