Institucionet shtetërore kanë nisur një aksion për rikthimin e Liqenit të Shkodrës në gjendjen e tij natyrore. IKMT, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Shkodër dhe Policia e Shtetit po bashkëpunojnë për të liruar hapësirat e zëna nga instalime të paligjshme, si pinarët dhe dajlanët. Ky operacion do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të ndërhyrjeve të paligjshme, me synimin për të mbrojtur dhe ruajtur këtë pasuri natyrore ka bërë me dije kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.