Ballina Kronike Aksidentoi për vdekje çiftin e të moshuarve, pranga drejtuesit të autobusit

Aksidentoi për vdekje çiftin e të moshuarve, pranga drejtuesit të autobusit

Aksidentoi me pasojë vdekjen, një çift bashkëshortësh që lëvizte me motomjet, arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar (drejtues i një autobusi).

Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. S., 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. S., 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasit A. S. dhe S. S. kanë humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks