Ballina Kronike Aksidentoi 23 vjeçarin, policia e Shkodrës arreston 20 vjeçarin

Aksidentoi 23 vjeçarin, policia e Shkodrës arreston 20 vjeçarin

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan shtetasin E. Ç., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, ka aksidentuar me motomjet, shtetasin N. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks