Ballina Bota Aksidentohet rëndë familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja (EMRI)

Aksidentohet rëndë familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja (EMRI)

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident ditën e sotme në rrugën Ioniane në zonën Agrinio.

Sipas mediave greke nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.

Nga informacionet e para, aksidenti trafiku ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe është përmbysur nga rruga. Shkaku i saktë i aksidentit po hetohet nga policia.

Në vendin e aksidentit u gjendën menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks