Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën në mëngjesin e së enjtes, në një aksident në Itali. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në komunën e Revellos, në provincën e Cuneos.

I riu shqiptar udhëtonte me një makinë Audi, kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion. 20-vjeçari me inicialet K.G., i cili jetonte në Saluzzo, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Për nxjerrjen e tij nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu