Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, ku humbi jetën 44-vjeçari Altin Luli dhe u plagosën rëndë pjesëtarë të familjes së tij, Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e dy drejtuesve të automjeteve të tjera të përfshira në ngjarje. Sipas ekspertizes se bere, automjeti qe drejtoi shoferja A.Hasaj dhe kamioni qe drejtonte shtetasi H.Shkrela kryen manovra te gabuara. Kamioni eshte permbysur duke goditur me pas automjetin e Altin Lulit qe po levizte ne drejtim te tyre.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti.
Related