Ballina Kronike Aksidenti me 4 të plagosur në Shkodër – Malësi e Madhe, procedohet...

Aksidenti me 4 të plagosur në Shkodër – Malësi e Madhe, procedohet drejtuesi i mjetit. Rendi në 24 orët e fundit në Shkodër!

Qarku Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 65 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, si dhe shtetaset L. L., 49 vjeçe; B. K., 50 vjeçe; L. T., 49 vjeçe; P. K., 50 vjeçe; dhe Z. T., 43 vjeçe, pasagjere në automjet, të cilat pasi morën ndihmë mjekësore në spital, ndodhen në banesat e tyre, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. T., 79 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 16-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi N. T., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin e mitur 16-vjeçar, i cili po e drejtonte motomjetin pa leje drejtimi. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasi J. B., pasagjer në motomjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Luf, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të ngjashme me ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nicaj, administrator i një kompanie ndërtimi, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, se gjatë gjithë vitit 2025 ka punuar në këtë kompani ndërtimi, duke mos u siguruar në institucionet përkatëse, si dhe nuk është likuiduar për punën e kryer.

Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 44 vjeç, dhe E. B., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Ktosh, për veprën penale “Peshkim i ndaluar” me rrymë elektrike, pasi janë kapur duke peshkuar në mënyrë të paligjshme me gjenerator elektrik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

•J. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi ka kallëzuar shtetasi K. G., 58 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta;
•I. U., 64 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u zbulua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks