Lagështira në rrugë dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin me vdekjen e çiftit të bashkëshortëve më 2 janar në Lezhë. Ky është rezultati i ekspertizës paraprake.
Makina Benz ku udhëtonin Petrit dhe Elona Florinirrëshqiti duke u kthyer kryq në rrugë, çka solli përplasjen me automjetin tip Porsche. Bashkëshortët humbën jetën, ndërsa nga makina tjetër u plagosën dy persona.
Burime nga policia, paraprakisht thanë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm prej reshjeve në formën e breshrit, por do të jenë ekspertët nga Tirana të cilët do të saktësojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti fatal.
Po ashtu, për aksidentin me tre viktima përgjatë segmentit Gjirokastër – Tepelenë, nuk ka ende një rezultat zyrtar të ekspertizës. Paraprakisht po hetohet për shpejtësisë me të cilën udhëtonin automjetet në një rrugë ku shpejtësia maksimale është 80 km/h.
Fillimi i vitit në vendin tonë u shoqërua me 9 aksidente rrugore, me një bilanc fatal prej 5 viktimash dhe 11 persona të plagosur.





