Numri i aksidenteve për 8 mujorin e vitit ka shënuar rënie me 14.7 për qind në raport me një vit më parë.
Instituti i Statistikave publikoi shifrat e muajit gusht ku rezulton një numër më i ulët aksidentesh në raport me gushtin e një viti më parë dhe po kështu më pak të plagosur dhe persona që kanë humbur jetën.
“Në muajin Gusht 2025 numërohen 159 aksidente rrugore, nga të cilët 229 persona
janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).
Gjatë periudhës Janar-Gusht 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 14,7 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim.
Arsyeja kryesore e aksidenteve duket se mbetet sjellja e shkujdesur e shoferëve në timon duke ndërkohë këmbësorët janë në më pak raste shkaktarë të një aksidenti.
“Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Gusht 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 11,3 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 23,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” vërën INSTAT./ monitor