Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu