Një i moshuar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur  në Shkodër mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

“Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu