Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë fshatit Fushë-Milot. Një makinë, me të cilën e udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë lëndime në trup. Të rinjtë menjëherë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Paraprakisht raportohet se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin  e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu