Një aksident ka ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën që lidh Talën me superstradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’. Dy automjete janë përplasur e për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. 

Ata ngelën të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Fillimisht të dy u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, por i moshuari 79 vjeçar Ndue Lleshi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.  Ndërkohë djali i tij Frederik Lleshi po trajtohet në spitalin e Traumës për plagët e marra. Policia ka arrestuar shoferin 19 vjeçar Geldis Ndoji i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu