Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në lagjen Gurra në Lezhë.
4 automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, saqë edhe një pemë është shkulur.






