Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën kryesore të Shkodrës, në segmentin përballë Urës së Vjetër të Bunës.

79-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë. Si pasojë e aksidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu