Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Mësohet se një automjet ka përplasur një 19-vjeçare që po lëvizte me biçikletë. E plagosura është transportuar në spital ku edhe po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu