Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Thumanë.

Policia bën me dije se një automjet është përplasur me trafik ndarësen e për pasojë janë dëmtuar shoferi dhe dy pasagjerët.

Tre të lënduarit ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu