Ballina Kronike Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen tre automjete, një person në gjendje të...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen tre automjete, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks