Ambulanca

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku është plagosur një pasagjere.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 69 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi  P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi S. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu