Ballina Kronike Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Motori përplaset me murin anësor të rrugës, dëmtohet...

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Motori përplaset me murin anësor të rrugës, dëmtohet rëndë drejtuesi

Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin dhe u përplas me murin anësor të rrugës. Aksidenti ndodhi paraditen e të shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks