Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit të Rrilës përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjes së fortë, një nga makinat ka përfunduar e përmbysur në një kanal anës rrugës.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.






