Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, janë përplasur furgoni me drejtues shtetasin A. S. me një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi Mark Luci.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.