Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.