Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak pas mesditës së të hënës në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”. Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu