Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Mabe, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. C. me automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe automjetin me drejtues shtetasin A. S.
Për pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






