Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmjr në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht, por po normalizohet gradualisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu